Një vatër zjarri përfshiu një sipërfaqe në fshatin Vërnik. Falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, u shpëtuan stallat dhe banesat në afërsi.
Vetëm disa minuta më parë, zjarri shpërtheu në fshatin Vërnik dhe, sipas informacioneve, u shkrumbua vetëm një stallë, ndërkohë që fatmirësisht u shpëtuan 6 të tjera, si dhe shkolla e fshatit dhe banesat pranë vatrës së zjarrit.
Në vendngjarje u dërguan menjëherë 3 mjete zjarrfikëse me 10 forca, ndërkohë që ka mbërritur edhe policia për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.



