
Arrestohet personi i cili një ditë më parë në Vittoria të Italisë, në zonën e Raguzës, goditi me thikë 37-vjeçaren shqiptare Brunilda Halla, e cila ishte e martuar me një bashkëkombësin e saj dhe kishte dy fëmijë.
Në momentin e krimit bashkëshorti i saj ndodhej në punë. Gruaja u godit me thikë para shtëpisë së saj pas orës 13:00 të së mërkurës, në rrugën Tenente Alessandrello, në rrugën Firenze, në qytetin sicilian, e cila me forcat e fundit arriti që të shkojë në shtëpi.
I dyshuari, një 28-vjeçar nga Vittorio, pranoi krimin para prokurorit të Raguzës Francesco Riccio, duke lejuar gjetjen e armës, një thikë rreth dhjetë centimetra.
Nga informacionet e para duket se i dyshuari ka probleme psikiatrike.
Sipas disa mediave vendase, goditja me thikë duket se ka ndodhur nën sytë e djalit 11-vjeçar të gruas, edhe pse kjo rrethanë nuk konfirmohet nga hetuesit.
Pavarësisht dërgimit në spital, 37-vjeçarja u deklarua vdekur për shkak të hemorragjisë së pësuar, nga plaga e pësuar.
Nga kamerat e sigurisë, u filmua vrasësi teksa ecte në rrugë, i cili pa gruan duke mbyllur shtëpinë, kthehet pas dhe e godet papritur në shpatulla dhe qafë.
Goditja me thikë e gruas cilësohet nga autoritetet si një veprim i pamotivuar.



