Një person është aksidentuar rëndë në det gjatë pasdites së sotme, në një ngjarje për të cilën ende nuk janë bërë të ditura të gjitha rrethanat.
Sipas informacioneve paraprake, i aksidentuari dyshohet se ka pësuar një prerje të rëndë në këmbë, si pasojë e kontaktit me helikën e një skafi.
Pas incidentit, personi është transportuar me urgjencë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Deri më tani nuk ka të dhëna të plota mbi gjendjen e tij shëndetësore.
Autoritetet kanë nisur verifikimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa priten detaje të reja mbi rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.



