
Një grua ka mbetur e plagosur ditën e sotme në Pogradec, si pasojë e përplasjes nga një makinë.
Bazuar nga të dhënat paraprake policia raporton se rreth orës 10:25, në spitalin e Pogradecit, ka mbërritur shtetasja V. P., rreth 74 vjeçe, e cila dyshohet të jetë aksidentuar në rrugë nga një automjet në qytetin e Pogradecit, i cili më pas është larguar nga vendngjarja.
E moshuara aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.



