Aksidenti tragjik në Itali i merr jetën një shqiptareje/ Emri

Aksidenti tragjik në Itali i merr jetën një shqiptareje/ Emri

Një aksident tragjik i mori jetën 35-vjeçares shqiptare Matilda Hidri në Itali, e cila gjeti vdekjen pasditen e së dielës përgjatë autostradës A7 që lidh kryeqytetin e Ligurias me Milanon.

Pak më shumë se një muaj më parë, shqiptarja kishte hapi picerinë e saj në rrugën Fieschi, në zemër të Genovas.

Matilda, e cila kishte një djalë të vogël që e priste në shtëpi, po udhëtonte me BMW-në e saj në drejtim të Genovas, kur një Volvo e bardhë u përplas me të.

Shoferi i mjetit tjetër ishte italiani Giuseppe Maria Garavaglia, 46 vjeç, i cili kishte udhëtuar në drejtimin e gabuar të autostradës për disa kilometra. Përplasja ishte aq e fortë sa u mori jetën menjëherë dy drejtuesve të mjeteve dhe përfshiu edhe një makinë të tretë që ndodhej aty pranë.

Në makinën e tretë ndodhej një 35-vjeçar, i cili u dërgua me helikopter në gjendje të rëndë në spitalin San Raffaele në Milano, djali i tij 4-vjeçar dhe një kushëri 34-vjeçar, të dy të plagosur lehtë. Më pas dy makina të tjera u përplasën me mjetet e përfshira në aksident, por asnjëra prej tyre nuk pati pasoja në njerëz.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy