42 vdekje dhe 1 174 raste të reja me Covid-19 në një ditë në Maqedoni

42 vdekje dhe 1 174 raste të reja me Covid-19 në një ditë në Maqedoni

Vazhdojnë të shënojnë shifra të larta tragjike vdekjet dhe infektimet nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut.

Betejën me këtë virus, në 24 orët e fundit e kanë humbur 42 persona, 15 prej të cilëve vetëm në Shkup. Katër viktima janë regjistruar në Kumanovë, nga tre viktima janë regjistruar në Prilep, Strumicë dhe Koçan. Nga dy viktima janë regjistruar Manastir, Gostivar, Kavadar, Shtip dhe Ohër. Ndërsa nga një viktimë janë regjistruar në Tetovë, Veles, Kriva Pallankë dhe Vinicë.

Ndërkohë nga 4 598 teste të realizuara 1 174 persona kanë rezultuar pozitivë, prej të cilëve 430 vetëm në Shkup.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 811 persona të shëruar, gjysma prej të cilëve në kryeqytet. Rastet aktive për momentin në vend janë 22 485.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy