Rajoni i Lezhës është zgjuar këtë të mërkurë nën shoqërinë e reshjeve të dendura të shiut, të cilat kanë shkaktuar trafik të rënduar dhe kaos në lëvizje në pjesën më të madhe të qytetit.
Qarkullimi është vështirësuar ndjeshëm, sidomos në akset hyrëse dhe dalëse të qytetit.
Dyndja e qytetarëve që lëvizin me automjete ka bërë që trafiku të paralizohet në disa zona.
Në terren janë angazhuar forca të policisë rrugore, asaj të rendit dhe policisë bashkiake, të cilat janë vendosur në pika të ndryshme për të lehtësuar qarkullimin dhe për të shmangur bllokimet.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar në qarkullim për shkak të kushteve të vështira atmosferike.



