
Një 50-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit, si i dyshuar për kultivim të lëndëve narkotike, kanabis në oborrin e tij.
I arrestuari është Artur Patozi, banues në fshatin Kurjan, Roskovec.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të territorit në serën në pronësi të tij, Policia gjeti të kultivuara bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.



