Rrethoi me beton pronën publike, arrestohet 51-vjeçari

Rrethoi me beton pronën publike, arrestohet 51-vjeçari

Një 51-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi ka rrethuar me beton pronën publikë në lokalin e tij që ndodhet në Gjirin e Lalëzit.

Burime zyrtare nga policia bënë të ditur se në pranga është vënë shtetasi L. L., i vënë nën akuzë për veprën penale “Pushtimi i tokës” dhe “Ndërtim i paligjshëm”.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Ndërtim i paligjshëm”, shtetasin L. L., 51 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në lokalin e tij tek Gjiri i Lalëzit, duke kryer punime pa leje (rrethim me beton), në tokë publike, me qëllim përfitimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. Ndërsa në Shijak vijon puna për të kapur një 16-vjeçar, i cili plagosi me thikë një të ri pas një konflikti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy