Apeli i GJKKO-së lë në fuqi sekuestron për pasuritë e të dënuarit për trafik droge në Angli

Apeli i GJKKO-së lë në fuqi sekuestron për pasuritë e të dënuarit për trafik droge në Angli

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin për konfiskimin e pronave të dënuarit për trafik droge, E.SH.

Sipas njoftimit Gjykata ka vendosur konfiskimin përfundimtar të një apartamenti dhe 5 sipërfaqe toke.  

E. SH është arrestuar dhe dënuar si pjesë e një grupi kriminal që trafikoi drejt Mbretërisë së Bashkuar lëndë narkotike me vlerë 10 milion paund.

Njoftimi: Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e përbërë nga gjyqtarët Nertina Kosova (kryesuese), Engert Pëllumbi (anëtar) dhe SaidaDollani (anëtare), sot më datë 22.09.2022 shpalli vendimin  lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 91, datë 06.05.2022,mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me objekt “ankim ndaj vendimit nr. 9, datë18.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, lidhur me konfiskimin e pasurive të subjektit E.Sh., personave të lidhur dhe personave të tretë,dhe vendosi:

Ndryshimin pjesërisht të vendimit nr.9, datë 18.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, duke vendosur konfiskimin e pasurive si më poshtë vijon:

Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 130 m2, në pronësi të shtetasit E.Sh.;

Pasuria e llojit “Kullotë”, me sipërfaqe 5667 m2, në bashkëpronësi të shtetasve E.Sh. dhe E.K.;

Pasuria e llojit “Kullotë”, me sipërfaqe 3782,6 m2, në bashkëpronësi të shtetasve E.Sh. dhe E.K.;

Pasuria e llojit “Kullotë”, me sipërfaqe 498,8 m2, në bashkëpronësi të shtetasve E.Sh. dhe R.K.;

Pasuria e llojit “Kullotë”, me sipërfaqe 17328,3 m2, në bashkëpronësi të shtetasve E.Sh. dhe R.K.;

Pasuria e llojit “Kullotë”, me sipërfaqe 7000 m2, {në bashkëpronësi të shtetasve G.H. dhe M.K.

-Lënien në fuqi të vendimit nr.9, datë 18.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, për pjesët e tjera të tij.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy