Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, plagosen disa persona

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, plagosen disa persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lezhë-Shkodër. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se janë përplasur katër automjete, ndërsa si pasojë kanë mbetur të plagosur disa persona.

Ata janë dërguar në spitalin e Lezhës, ndërsa mes të plagosurve mësohet se ka edhe fëmijë.

No description available.

Një nga automjetet e përfshirë në aksident ka përfunduar jashtë rrugës, ndërsa në këtë aks rrugor është kriijuar trafik i rënduar.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur normalizimin e situatës.

Njoftimi i Policisë: 

Rreth orës 17:25, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në fshatin Mabë, ka ndodhur një përplasje automjetesh ,ku për pasojë kanë marrë dëmtime 4 shtetas, të cilët janë transportuar në spitalin Rajonal Shkodër dhe Lezhë. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

No description available.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy