SHÇBA pezullon efektivin e policisë në Durrës, shpërdoroi detyrën

SHÇBA pezullon efektivin e policisë në Durrës, shpërdoroi detyrën

Një efektiv i Policisë në Durrës, është vënë në pranga nga Shërbimi I Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave nën akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”. Sipas SHÇBA, në prang aka rënë Nënkomisar F. S.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka marrë vendimin penal duke caktuar masën e sigurimit ‘Pezullim i ushtrimit të një detyre e funksioni public’ për shtetasin F. S., 30 vjeç, me detyrë Specialist shërbimi dhe OPGJ në sektorin e Qarkullimit Rrugor pranë DVP Durrës, i dyshuar se ka konsumuar elementët e veprës penale ‘Shpërdorim detyre’”, thuhet në njoftim.

Ky punonjës, dyshohet se në periudha të ndryshme kohore dhe në raste të përsëritura, nuk ka kryer veprime të plota hetimore sipas nenit 293/1 të Kodit të Procedurës Penale, si edhe neneve 18, 23 të ligjit për Policinë e Shtetit dhe Rregullores së Policisë së Shtetit, duke mos i referuar materialet proceduriale pranë Prokurorisë, por duke i trajtuar në mënyrë administrative.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy