Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë të ishin duke udhëtuar me makinë në momentin kur u ndaluan në Capua.
Në pranga e palicisë kanë rënë Alfret Jakimi, 39-vjeç dhe Gega Gjergj, 25 vjeç. Siç raportojnë mediat lokale, ndaj 39-vjeçarit Jakimi, rëndonte një urdhër-arresti, pasi ai ka për të shlyer 2 vite 9 muaj burgim, për vjedhje në banesë dhe grabitje.
Të dy u ndaluan teksa ishin në një makinë tij tip “Renault Clio”. Gega ka tentuar t’ia mbathë kur është ndaluar nga policia dhe ka goditur me grushte dhe shqelma efektivët. Tashmë, ai akuzohet për lëndime dhe rezistencë ndaj agjentëve të policisë dhe është në pritje të gjykimit.
Ndërkohë, Alfret Jakimi është dërguar në burg dhe do të vuaj dënimi e pa ekzekutuar.



