Transportonte tre emigrantë drejt Morinës/ Arrestohet 21 vjeçari nga Tirana

Transportonte tre emigrantë drejt Morinës/ Arrestohet 21 vjeçari nga Tirana

Polica e Dibrës, ka bërë të ditur se ka arrestuar Sandriano Kastratin, 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi akuzohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, dhe “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Sipas njoftimit të policisë, mësohet se Kastrati është kapur nga shërbimet e policisë, në dalje të qytetit të Peshkopisë, me mjetin tip ‘Ford’,  duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin në pikën e kalimit kufitar të Morinës, me destinacion më pas drejt vendeve të BE-së.

Njoftimi i policisë Dibër

U kap duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas. Strukturat e Hetimit Kundër Trafikut të Paligjshëm dhe të Narkotikëve në DVP Dibër në bashkëpunim me Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. K., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi i mësipërm është kapur nga shërbimet e policisë, në dalje të qytetit të Peshkopisë, me mjetin tip ‘Ford’,  duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin në pikën e kalimit kufitar të Morinës, me destinacion më pas drejt vendeve të BE-së. Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, dhe “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy