OFL në Elbasan u dërgon formularin pesë të dënuarve për drogë e prostitucion

OFL në Elbasan u dërgon formularin pesë të dënuarve për drogë e prostitucion

Operacioni Forca e Ligjit u çon formularin e vetëdeklarimit të pasurisë pesë të dënuarëve, banues në Elbasan, të dënuar për trafikim narkotikësh, prostitucion e organizatë kriminale.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

-Artan Gega, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve“;

-Abaz Gega, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Organizata kriminale”;

-Arzen Mama, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale  "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve";

-Gentian Gjoka, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve";

-Ardian Subashi, banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe "Shfrytëzimi i prostitucionit".

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy