Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë seancën gjyqësore ndaj Redjan Rrajës dhe Ariol Halilaj, të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoji.
Shkak për shtyrje të seancës së sotme, është bërë fakti që nuk janë paraqitur të dëmtuarit nga vepra penale, si ish-prokurori Arjan Ndoji, miku i tij i njohur si “Rrumi” dhe familjarët e të ndjerit Andi Maloku, që ndodheshin bashkë në makinë.
Atentati ka ndodhur më 1 nëntor të 2019 tek mbikalimi i Shkozetit ku u plagosën prokurori Ndoj ,miku i tij Aleksandër Laho dhe shoferi Andi Maloku i cili humbi jetën një javë me vonë në spital.



