U kap në flagrancë duke ndezur zjarrin, arrestohet 26-vjeçari në Radhimë, gjatë kontrollit iu gjet dhe kanabis

U kap në flagrancë duke ndezur zjarrin, arrestohet 26-vjeçari në Radhimë, gjatë kontrollit iu gjet dhe kanabis

Policia e Vlorës ka arrestuar një 26-vjeçar me iniciale GJ.H., pasi u kap në flagrancë duke ndezur një zjarr i cili rrezikonte të përhapej në një sipërfaqe të madhe toke me bimësi dhe afër banesave në fshatin Radhimë. Në njoftimin e policisë thuhet: Radhimë, Vlorë/Vijon kontrolli në territor, për parndalimin e zjarrvënieve, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë parandalon përhapjen e një zjarri që sapo ishte ndezur në fshatin Radhimë. U kap në flagrancë duke ndezur zjarrin, vihet në pranga 26-vjeçari. Gjatë kontrollit, këtij shtetasi i është gjetur dhe sekuestruar një sasi e vogël lënde narkotike kanabis. Shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum, gjatë kontrollit të territorit, me qëllim parandalimin e zjarrvënieve dhe kapjen e shtetasve që tentojnë të ndezin zjarre në kullota apo në sipërfaqe pyjore, kanë kapur në flagrancë një shtetas që po ndizte zjarr i cili rrezikonte të përhapej në një sipërfaqe të madhe toke me bimësi dhe afër banesave në fshatin Radhimë. Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë për parandalimin e përhapjes së zjarrit dhe për arrestimin e autorit, shtetasit Gj. H., 26 vjeç, banues në Vlorë. Materialet procedurale për këtë rast do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Shërbimet e Policisë, në zbatim të planit të masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për marrjen e masave me qëllim përballimin e situatave që mund të krijohen si rezultat i zjarreve në fondin pyjor e kullosor përgjatë sezonit veror 2023”, do të vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të kapur dhe vënë përpara përgjegjësisë penale të gjithë ata shtetas që ndezin zjarre, si në tokat e tyre, ashtu edhe në sipërfaqet pyjore apo në kullota. Policia e Shtetit apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy