
Një 55-vjeçar italian i ka dhënë fund jetës në fshatin Cerkovinë të Vlorës, duke u hedhur nga kati i tretë i banesës ku jetonte.
Në njoftimin e policisë thuhet:
Sot, rreth orës 18:00, në fshatin Cerkovinë, Vlorë, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës ku banonte, shtetasi italian D. A., rreth 55 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”.



