“Cënim i fjalës së lirë”/ Presidenti dënon dhunën ndaj gazetarit: E papranueshme!

“Cënim i fjalës së lirë”/ Presidenti dënon dhunën ndaj gazetarit: E papranueshme!

Dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Elvis Hila dhe bashkëshortes së tij, e ka dënuar edhe Presidenti Bajram Begaj.

Në një status në Facebook, Begaj shkruan se cënimi i lirisë së fjalës dhe dhuna ndaj gazetarëve është e papranueshme, ndërsa kërkon zbardhjen e ngjarjes nga autoritetet.

Dënoj me forcë dhunimin e gazetarit të Report TV në Lezhë, Elvis Hila dhe bashkëshortes së tij. Tek sa i uroj një shërim të shpejtë zotit Hila dhe bashkëshortes, inkurajoj institucionet shtetërore përgjegjëse të hetojnë dhe zbardhin sa më shpejt këtë ngjarje. Cënimi i fjalës së lirë, presioni dhe mbi të gjitha dhuna ndaj gazetarëve është e papranueshme në një shtet demokratik”, shkruan Presidenti Begaj.

Ndërkohë, Policia e Lezhës ka shpallur në kërkim dy autorët e dyshuar me iniciale I.(E). A. 35 vjeç, banues në Pllanë dhe P. L. 32 vjeç, banues në Manati.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy