Sherr mes tre policëve në Tiranë, procedohen dy efektivë

Sherr mes tre policëve në Tiranë, procedohen dy efektivë

Dy efektivë policie janë vënë nën hetim pas një sherri që kanë pasur mes tyre.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore Tiranë ka referuar në Prokurori materialet proceduriale në gjendje të lirë në ngarkim të dy punonjësve të policisë dhe një shtetasi, konkretisht:

- Rigers Iljazi, 33 vjeç, efektiv i FNSH, i dyshuar për ‘Kanosje”;

- Vladimir Laska 44 vjeç, efektiv i Forcës së Posaçme Operacionale, i dyshuar për ‘Kanosje” e “Dëmtime të tjera me dashje”;

- Marjus Iljazi 33 vjeç, i dyshuar për “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Nga veprimet hetimore rezulton se punonjësi i policisë Vladimir Laska, jashtë shërbimit, është konfliktuar e përplasur fizikisht, për motive të dobëta, së pari me shtetasin Marjus Iljazi, në një dyqan në rrugën “Nikolla Tupe”.

Më pas në debat është përfshirë dhe punonjësi tjetër i Policisë, Rigers Iljazi, edhe ai jashtë shërbimit.

Me marrjen e njoftimit kanë mbërritur shërbimet e Policisë së Komisariatit Nr. 2 Tiranë dhe forcat “Shqiponja”, të cilat kanë shoqëruar palët deri në përfundim të veprimeve të para hetimore.

Ndërkohë Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor ndaj dy efektivëve të Policisë.

Materialet janë referuar në Prokurorinë e Tiranës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy