Gjatë një komunikimi me median, nënkryetari i gjykatës së shkallës së parë Tiranë, Gerd Hoxha adresoi problematikat e shumta, një prej të cilave është edhe mungesa e sigurisë. Ai tha se dosjet dhe materialet e rëndësishme janë në dorë të zotit, nuk ka punonjës policie, ndërsa shtoi se ankesat e adresuara nuk kanë gjetur zgjidhje. Shqetësim mbetet edhe organika e palotësuar me gjyqtarë.



