Një person është vënë në prangat e policisë së Vlorës i akuzuar për vjedhje me dhunë.
I arrestuari është O. R., 34 vjeç, banues në Vlorë, i akuzuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
34-vjeçari dyshohet se më datë 13 nëntor, i ka vjedhur me dhunë celularin një shtetaseje, ndërsa më datë 23.10.2024, në lagjen “Hajro Çakërri”, ka tentuar t’i vjedhë me dhunë çantën e krahut, një shtetaseje të mitur.



