Një automjet tip "Mercedes Benz" është gjendur totalisht i shkrumbuar në afërsi të fshatit Shtyllas në Fier.
Makina është pa targa dhe ka dyshime se zjarri mund t’i jetë vendosur qëllimisht. Mësohet se kanë qenë banorë të zonës ata që kanë parë flakët e kanë njoftuar forcat zjarrfikëse.
Makina është gjetur në një rrugë dytësore, lidhëse me bypassin e Fierit. Dyshimet se makina mund të jetë përfshirë në ndonjë ngjarje kriminale kanë bërë që të nisë puna për identifikimin e pronarit të mundshëm të automjetit nëpërmjet numrit te shasisë e detajeve të tjera, që i kanë shpëtuar djegies.



