56-vjeçari në Elbasan, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri

56-vjeçari në Elbasan, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri

Policia e Elbasanit bën të ditur se sot rreth orës 12:00, në fshatin Mengël, shtetasi K. Q., 56 vjeç, dyshohet se, në gjendje të dehur, është vetëvrarë me armë sportive në banesë.

 

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Ura e Lizës.

 

 Burime bëjnë me dije se viktima është gjetur pa shenja jete, ndërsa dyshohet se akti është kryer në kushte të rënduara psikologjike.

 

Paraprakisht, nuk dyshohet për përfshirjen e personave të tjerë, ndërsa hetimet vijojnë për të hedhur dritë mbi shkaqet që çuan në këtë akt të rëndë.

 

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy