Pogradec/ Po riparonte një defekt, humb jetën elektriçisti

Pogradec/ Po riparonte një defekt, humb jetën elektriçisti

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një elektricist rreth moshës 60-vjeçare ka humbur jetën pas kontaktit me rrymën elektrike.

 

Sipas informacioneve paraprake, viktima është identifikuar si Agim Beqiri, i cili prej vitesh punonte si elektricist pranë Bashkisë së Pogradecit dhe merrej me mirëmbajtjen e rrjetit të ndriçimit rrugor në zonat rurale.

 

Dyshohet se 60-vjeçari kishte shkuar për të riparuar një defekt në një linjë elektrike, por gjatë ndërhyrjes ka rënë në kontakt me rrymën dhe ka humbur jetën. Sipas banorëve, jashtë kamerave, ai kishte evidentuar defektin një ditë më parë dhe ishte rikthyer sot për të kryer ndërhyrjen.

 

Paraprakisht dyshohet se në shtyllë ndodheshin dy linja tensioni, ndërsa viktima kishte ndërprerë vetëm njërën prej tyre, duke lënë aktive tjetrën, me të cilën më pas ka rënë në kontakt fatal.

 

Mësohet se ai ka qëndruar për disa minuta pa shenja jete në shtyllë, derisa shërbimet kanë bërë të mundur zbritjen e trupit të pajetë. Në momentin e ngjarjes ai ishte i pajisur me mjetet e sigurisë.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy