Transportonin 78 emigrantë të paligjshëm/ Arrestohen katër persona nga Librazhdi

Transportonin 78 emigrantë të paligjshëm/ Arrestohen katër persona nga Librazhdi

Katër persona janë arrestuar pasi transportonin emigrantë të paligjshëm.

Në pranga ka rënë shtetasit A. Rr, 27 vjeç; E. Rr., 23 vjeç, (vëllezër), banues në fshatin Stranik, Librazhd; R. B., 30 vjeç dhe U. B., 29 vjeç, banues në Librazhd.

Personat në fjalë , janë kapur nga shërbimet e policisë në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Leminot, Maliq, konkretisht shtetasi A. Rr duke drejtuar mjetin tip kamion, në rimorikon e të cilit u konstatuan 78 emigrantë të paligjshëm, si edhe shtetasi E. Rr., duke drejtuar mjetin tip "Ford" me pasagjerë dy shtetasit e tjerë R. B., dhe U. B., të cilët nga hetimet e kryera rezulton se kryenin kontrollin e rrugës dhe janë bashkëpunëtorë të dyshuar të 27-vjeçarit, në këtë aktivitet të kundërligjshëm.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor "Perimetri".

Goditet një tjetër rast i aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalimin e paligjshëm të kufijve kundrejt shpërblimit.

U kapën duke transportuar 78 emigrantë të paligjshëm, arrestohen në flagrancë nga policia 4 shtetas.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Komisariatin e Policisë Korçë, Forcat Speciale "Shqiponja" dhe Sektorin e Policisë Rrugore, në vijim të operacionit policor "Perimetri", kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve A. Rr, 27 vjeç; E. Rr., 23 vjeç, (vëllezër), banues në fshatin Stranik, Librazhd; R. B., 30 vjeç dhe U. B., 29 vjeç, banues në Librazhd.

Shtetasit e mësipërm, janë kapur nga shërbimet e policisë në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Leminot, Maliq, konkretisht shtetasi A. Rr duke drejtuar mjetin tip kamion, në rimorikon e të cilit u konstatuan 78 emigrantë të paligjshëm, si edhe shtetasi E. Rr., duke drejtuar mjetin tip "Ford" me pasagjerë dy shtetasit e tjerë R. B., dhe U. B., të cilët nga hetimet e kryera rezulton se kryenin kontrollin e rrugës dhe janë bashkëpunëtorë të dyshuar të 27-vjeçarit, në këtë aktivitet të kundërligjshëm.

Emigrantëve të paligjshëm, këta shtetas kundrejt fitimit, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy