
Një 50-vjeçar ka mbetur i plagosur në ambientet e një kompanie private, në Elbasan. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ndërsa i plagosuri i identifikuar si Bujar Dervishi, ka qenë duke punuar.
Ai ka marrë dëmtime në kokë. Si pasojë e plagëve, ai është transportuar në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.



