Pas kërkimeve intensive të cilat vijonin prej tre ditësh, u gjet dhe trupi i vogëlushit 4 -vjeçar në ujërat e lumit Buna nga forcat speciale në afërsi të fshatit Oblikë të njësisë Ana e Malit.
Prefektja e qarkut Shkodër Majlinda Angoni foli sot para mediave për operacionin që vijon prej 7 ditësh në lumin Buna dhe Drin.
Angoni thotë se janë të angazhuar forca të shumta të RENAA, policisë, FNSH, ushtrisë dhe banorët e zonës të Dajçit dhe Anës së Malit të cilët janë vetë ofruar për të dhënë ndihmën e tyre.
Angoni bëri të ditur edhe gjetjen e trupit të pajetë të 4 vjeçarit të mbytur në lumin Buna.
Prefektja e Shkodrës u shpreh gjithashtu se kërkimet do të vijojnë deri në gjetjen edhe të nënës së fëmijëve Alma Arrazit dhe shpreson që të gjendet sa më parë të jetë e mundur dhe ky operacion të mbyllet.



