
Psuhimet për një grup turistësh mund të kishin përfunduar në mënyrë tragjike. Mësohet se 6 persona kanë rrezikuar që të mbyten në shpellën e Haxhi Alisë në Karaburun.
Shkak është bërë një defekt tenknin që ka pësuar skafi me të cilin udhëtonin i cili më pas është përplasur me shkëmbijtë.
Fatmirësisht ka qenë ndërhyrja në kohën e duhur e rojeve bregdetare dhe policisë kufitare të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e skafit në Triport.



