U kapën me kanabis në motomjet pa leje drejtimi/ Procedohen penalisht një 15 e një 16-vjeçar në Shkodër

U kapën me kanabis në motomjet pa leje drejtimi/ Procedohen penalisht një 15 e një 16-vjeçar në Shkodër

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër bën me dije se Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për dy të mitur, të moshës 15 dhe 16 vjeç.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 15-vjeçarit, që udhëtonte si pasagjer në një motomjet, një sasi lënde të dyshuar narkotike (kanabis), si dhe një grirëse, e ngjashme me ato që përdoren për përgatitjen e lëndëve narkotike. 

Të gjitha sendet e gjetura u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë, 16-vjeçari që drejtonte motomjetin, rezultoi se nuk kishte leje drejtimi.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme ligjore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy