Vrau gruan në mënyrë barbare, shqiptari dërgohet në spital psikiatrik

Vrau gruan në mënyrë barbare, shqiptari dërgohet në spital psikiatrik

Gjykata e Bonit ne Gjermani ka marrë vendimin për shqiptarin nga Kosova, i cili ka lënë të vdekur bashkëshorten e tij pasi e ka goditur 39 herë me sëpatë, të mos dënohet me burg por të dërgohet në një spital psikiatrik. Krimi i rëndë në familje ndodhi në 1 tetor të vitit të kaluar në Sieburg të Gjermanisë.

37-vjeçari nga Kosova mori sëpatën dhe goditi gruan e tij rreth 39 herë në kokë dhe në qafë duke e lënë atë të vdekur. Bashkëshortja e tij kishte 6 javë që ishte shpërngulur ne Gjermani dhe jetonte me të. 37-vjeçari punonte në një kuzhinë hoteliere dhe dyshonte se gruaja e tij donte dikë tjetër.

Sipas vlerësimit psikiatrik, autori i krimit vuante nga një stresi postraumatik dhe në të kaluarën ishte trajtuar me medikamente. Pas krimit, kosovari pohoi se arsyeja që e drejtoi atë drejt krimit ishte sjellja provokuese e bashkëshortes ndaj tij.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy