Covid i merr jetën në moshën 30-vjeçare piktorit të ri, Kristi Baba

Covid i merr jetën në moshën 30-vjeçare piktorit të ri, Kristi Baba

Covid-19 i ka marrë sot jetën në moshë shumë të re piktorit 30 vjeçar, Kristi Baba.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije babai i piktorit me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Me hidhërim te thellë dhe dhimbje te madhe ju njoftojmë se djali ynë i vetëm Kristi Baba piktor u nda nga jeta ne moshën 30 vjeçare ne lulen e rinise duke mos e fituar betejën me covidin. Ti për ne ishe jeta dielli ishe ajri ishe drita e shtëpisë. Tu shuan të gjithë ëndrrat e tua dhe përkushtimi qe kishe për artin dhe po përgatiteshe për ekspozitë në nëntor gjë që nuk ja arrite. Gjithë ëndrrat tua u prenë në mes. Biri ynë pushofsh ne paqe ! Qofte i parajsës! Drite i pastë shpirti!

Ceremonia mortore do te zhvillohet nesër me dt. 15.10.2021 nga ora 10 deri 12 ne hollin e hotel internacional” shkruan babai i 30-vjeçarit.

Kristi Baba kishte hapur dhe një ekspozitë personale me një koleksion punimesh grafike dhe piktura.

Ai poashtu ka marrë pjesë në disa ekspozita kolektive si, në galerinë FAB dhe në Muzeun Historik Kombëtar, kurse në nëntor priste të hapte ekspozitën e tij të radhës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy