Policia e Korçës ka identifikuar personin që plagosi me thikë shtetasin E. Sh., 40 vjeç, në qendër të qytetit.
Pas veprimeve paraprake dhe informacionit të siguruar, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasit D. M., 39 vjeç.
Shtetasi E. Sh., në kallëzimin e tij, ka deklaruar se u qëllua me thikë nga shtetasi D. M. për motive të dobëta.
Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar, D. M.
Nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.



