“21 Janari”, Kara: Prokuroria e Tiranës ka dështuar. Ina Rama dhe Bamir Topi të merren si dëshmitarë

“21 Janari”, Kara: Prokuroria e Tiranës ka dështuar. Ina Rama dhe Bamir Topi të merren si dëshmitarë

Avokati Romeo Kara, për hetimet lidhur me çështjen e “21 Janarit” thotë se Prokuroria e Tiranës ka dështuar dhe se me këtë dosje duhet të merret SPAK.

Po të lexojmë preambulën e vendimit të Strasburgut, shpreh mangësi të plota të hetimit, për gjetje materiale.

Thotë se nuk mundet se e drejta për jetën dhe e drejta për protestën, të prevalohet nga e drejta për të ruajtur një pronë, qoftë dhe Kryeministria.

Nuk mund të marrësh jetë. Ti nëse atë person do e dënoje për protestë të dhunshme dhe të paligjshme, mund të kishte disa muaj ose disa vite burg, po jo ti marrësh jetën.

Aleks Nika, është rasti flagrant që ishte përballë Kryeministrisë dhe nuk ishte fare në rrethin e perimetrit.

Ka pasur një tërheqje të protestuesve dhe ka pasur një reagim, si një urdhër.

Nga studio e MCN Live, ai deklaroi se fuqia e Sali Berishës ka qenë te njerëzit e rrugës, por se ka qenë për herë të parë që përballë tij ka pasur barazi në protestë, si protestat që bënte ai, ndonëse shtoi se socialistët nuk kanë përdorur armë zjarri.

Strasburgu konstaton prishjen e serverave në 22 janar, se është ndryshuar tyta e armës së komandantit të gardës.

Janë gjetur shumë më shumë gëzhoja dhe më pak fishekë. Pse nuk u lejua Prokuroria që të arrestonte grupin e zjarrit.

Këtu është krijuar dhe debati publik mes Berishës dhe Ramës. Këtu rrënohen dhe marrëdhëniet mes Berishës dhe Presidentin Bamir Topi.

Unë mendoj se Ina Rama duhet të jetë dëshmitare në këtë rast bashkë me Bamir Topin. I takon SPAK të merret.

Ka dështuar Prokuroria e Tiranës, mbase dhe politika i drejtohet prokurorisë së Tiranës.

Kurrë Prokuroria e Tiranës, nuk ka arritur që të ngrejë stekën e saj dhe të merret me këtë çështje. Si u dha urdhri për hapjen e zjarrit.

Të gjitha këto çojnë në faktin që duhet të kemi dëshmitarë. Mund të ketë tani një lloj trimërie të njerëzve të cilët tani kanë folur dhe kanë jetuar gjatë.

Por personi që ka fshirë serverat duhet të jetë hapi i parë, nuk ka logjikë që nga pakujdesia ke fshirë serverat një ditë më pas dhe se ka qenë vetëm një kamera që punonte.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy