Policia italiane ka arrestuar një 50-vjeçar shqiptar, pasi dyshohet se ka qëlluar disa herë më thikë bashkëshorten e tij dhe vajzën 23-vjeçare.
Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur, pas një konflikti në familje, ku shqiptari identiteti i të cilit ende nuk dihet ka rrëmbyer thikën duke i goditur nënë e bijë disa herë.
Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes pasi u njoftua nga disa banorë të lagjes. Në banesë u sekuestruan dy thika, ndërsa të plagosurat u dërguan në spital për mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut.
Nënë e bijë janë goditur nga 50-vjeçari me thikë në krah dhe në duar. Shqiptari akuzohet për tentativë vrasje dhe dhunë në familje.



