Video/ Kapen me armë, municione e drogë, arrestohen 4 persona në Cërrik

Video/ Kapen me armë, municione e drogë, arrestohen 4 persona në Cërrik

Katër persona kanë përfunduar në prangat e policisë pasi janë kapur me aramë, municione dhe drogë,

Nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve dhe të Sektorit për Shërbime të Specializuara në DVP Elbasan, është finalizuar operacioni policor i koduar "Cërrik 2022”, në kuadër të të cilit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit: R. R., 32 vjeç, E. F., 35 vjeç dhe O. M., 46 vjeç, të tre banues në Cërrik dhe R. R., 27 vjeç banues në fshatin Valas.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në banesat e tyre, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 4 armë zjarri pistoleta, një sasi fishekësh, lëndë narkotike kanabis dhe kokainë, e ndarë në doza gati për shitje, 1 përforcues grushti, një sasi parash dhe 5 aparate celulare.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, merreshin me aktivitetin e shitjes së lëndëve narkotike dhe të armëve të zjarrit. Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” të kryera në bashkëpunim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy