Atentati në Pogradec, kapet Edison Agolli, në pranga dhe Brian Syzo

Atentati në Pogradec, kapet Edison Agolli, në pranga dhe Brian Syzo

Policia ka arrestuar 22-vjeçarin Edison Agolli, i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në atentatin e 30 qershorit në Pogradec, ku mbeti i plagosur rëndë Brian Syzo. 

 

Sipas burimeve pranë grupit hetimor, Edison Agolli dyshohet se ka qenë së bashku me vëllain e tij, autorin e dyshuar, si dhe me dy persona të tjerë në momentin kur u tentua vrasja e Brian Syzos me armë zjarri. 

 

Ai ishte shpallur në kërkim menjëherë pas ngjarjes, ndërsa arrestimi i tij u bë nga strukturat e Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë. 

 

Mbi 22-vjeçarin rëndon akuza e "vrasjes me paramendim, e kryer për interes ose hakmarrje, e mbetur në tentativë dhe e kryer në bashkëpunim". 

 

Sipas hetimeve, Agolli dyshohet gjithashtu se ka lidhje edhe me vendosjen e një kamere pranë IEVP Drenovë, e cila shërbente për të monitoruar lëvizjet e Brian Syzos. Ndërkohë, është arrestuar edhe 35-vjeçari Brian Syzo. Arrestimi i tij nuk lidhet me atentatin, por me një vendim të formës së prerë të Gjykatës së Apelit, e cila ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Pogradecit të vitit 2023 për veprën penale "prodhim dhe shitje të narkotikëve". 

Si pasojë, Syzo do të vuajë dënimin me 3 vite e 4 muaj burg.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy