Zgjedhjet e 25 prillit/ ODIHR falënderon Policinë e Shtetit

Zgjedhjet e 25 prillit/ ODIHR falënderon Policinë e Shtetit

Kreu i Delegacionit të ODIHR-it për monitorimin e zgjedhjeve të 25 prillit, Urszula Gacek, i ka dërguar një letër falënderimi drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, në lidhje me mbështetjen, bashkëpunimin dhe reagimin e menjëhershëm të strukturave të Policisë gjatë procesit zgjedhor.

Në letër nënvizohet fakti se kjo mbështetje e Policisë ka bërë të mundur që të lehtësohet së tepërmi misioni i vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it.

“Në lidhje me veprimtaritë e Misionit të Vëzhgimit të OSBE/ODIHR-it gjatë periudhës 17 mars – 6 maj 2021, dua të shpreh mirënjohjen tonë ndaj Policisë së Shtetit për përkrahjen e dhënë, çka i mundësoi Misionit tonë të operojë me lehtësi.

Gjithashtu falënderoj në mënyrë të veçantë 12 drejtoritë vendore të policisë në qarqet e Shqipërisë, për bashkëpunimin, mirëkuptimin dhe reagimin e menjëhershëm ndaj nevojave të Misionit”, thuhet ndër të tjera në letrën e dërguar Veliut. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy