
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) sot ka nisur ndihma për në Ukrainë.
Janë 10 automjete me ndihma humanitare që EULEX-i ka nisur në këtë vend, ku do t’i dhurohen Misionit Këshillues të Bashkimit Evropian në Ukrainë (EUAM).
Po ashtu, përveç automjeteve, EULEX-i ka dërguar gjëra ushqimore dhe joushqimore, duke përfshirë rroba, thasë gjumi, produkte për higjienën personale dhe materiale mjekësore, të cilat do t’u shpërndahen qytetarëve të Ukrainës.
Në ceremoninë që u mbajt në selinë e EULEX-it në Prishtinë morën pjesë: zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, Lars-Gunnar Wigemark, shef i misionit EULEX, Tomas Szunyog, shef i Zyrës së BE-së, Ivan Nastenko, përfaqësues kombëtar i lartë i Kontingjentit të Ukrainës në KFOR.
Lars Gunnar Wigmark - shef i misionit të EULEX, ka thënë se prania juaj treguesi më i mirë i mbrojtjes heroike të Ukrainës.
Ai tha se secili automjet është i mbushur me ndihma të mbledhura nga stafi i EULEX-it, si gjëra ushqimore, joushqimore, thasë për fjetje, gjëra higjienike e të tjera. Po ashtu stafi ka mbledhur edhe të holla.
“Jemi mbledhur të delegojmë 10 automjete dhe dy automjete për të burgosurit që i shihni që do t'i dorëzohen policisë shtetërore dhe kufitare të Ukrainës.
Ne shpresojmë që kjo përkrahje, bashkë me atë të BE-së do t'i ndihmojë popullit ukrainas që shumë prej tyre u detyruan të largohen nga vendi i tyre e besoj që populli i Kosovës e di ketë ndjenjë, sepse e ka përjetuar. Përmes këtyre veprimeve Kosova po tregon ku e ka vendin.



