
Ministrja shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka reaguar pas aksidentit tragjik në Bullgari duke i shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimave.
“Dhimbje e madhe për 45 jetët e humbura të shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut gjatë aksidentit tragjik në Bullgari”, shkruan zyrtarja shqiptare.
Ajo u uroi shërim të shpejtë të plagosurve.
“Shqipëria është pranë në këtë moment të vështirë!”, përmbyll mesazhin ngushëllues ministrja shqiptare.



