Nuk iu bindën urdhrit për ndalim/ Arrestohen dy të rinj në Shkodër, iu gjetën drogë dhe silenciator

Nuk iu bindën urdhrit për ndalim/ Arrestohen dy të rinj në Shkodër, iu gjetën drogë dhe silenciator

Dy shtetas janë arrestuar pasi nuk iu bindën urdhrit të Policisë për të ndaluar motomjetin me të cilin lëviznin, njofton policia në Shkodër.

Motomjeti kishte targa të vjedhura dhe numër shasie të ndryshuar. Pas ndalimit, në automjetet e të dyshuarve u gjetën prova të krimeve të ndryshme, përfshirë një bidon me lëndë djegëse, një silenciator dhe një sasi kokaine.

Gjatë patrullimeve për garantimin e rendit dhe sigurisë, shërbimet e Policisë të Komisariatit të Shkodrës kanë konstatuar një motomjet që po lëvizte me shpejtësi në lagjen “Ndoc Mazi”. Pasi drejtuesi i motomjetit nuk iu bind urdhrit të Policisë dhe vazhdoi lëvizjen me shpejtësi, shërbimet e Policisë e ndoqën dhe e ndaluan atë. Pas verifikimeve, u konstatua se targa e motomjetit ishte vjedhur në Tiranë dhe numri i shasisë ishte i ndryshuar.

Në vijim të kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar një bidon me lëndë djegëse, një silenciator dhe një sasi Kokaine. Dy shtetasit, të identifikuar si Mikelian Toma (32 vjeç) dhe David Simoni (34 vjeç), u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Vjedhja”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Gjithashtu, janë sekuestruar një motomjet, dy automjete, një silenciator dhe një sasi lënde narkotike. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy