Shiste kokainë, MDMA dhe kanabis në plazhin e Jalës, arrestohet një person

Shiste kokainë, MDMA dhe kanabis në plazhin e Jalës, arrestohet një person

Një person është vënë në prangat e policisë, i dyshuar për shitje kokaine, MDMA dhe kanabis në plazhin e Jalës.

Në vijim të kontrolleve në zonat turistike, efektivët e policisë Himarë, në fshatin Jalë, arrestuan në flagrancë shtetasin H. M., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit personal dhe atij në banesën ku ishte akomoduar, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të dyshuara kokainë, MDMA, dhe kanabis.

Ndaj të ndaluarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy