Zhduken dy nxënës në Elbasan, policia në kërkim për gjetjen e tyre 

Zhduken dy nxënës në Elbasan, policia në kërkim për gjetjen e tyre 

Zhduken dy të mitur në Elbasan, të moshës rreth 13-vjeçare.

Policia është lajmëruar nga denoncimi që ka bërë nëna e vajzës së mitur.

Ajo ka deklaruar se e bija nuk është kthyer në shtëpi prej ditësh ndërsa ka treguar dhe emrin e djalit me të cilin vajza e saj është larguar.

Ngjarja ka ndodhur para tre ditësh ku djali nxënës i shkollës “Jorgji Dilo” dhe vajza nxënëse e klasës së 7 shkolla “Qemal Haxhihasani”, kanë dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë, por nuk janë paraqitur në shkollë dhe nuk janë kthyer në shtëpi.

Sipas korrespodentit të MCN në Elbasan, djali dhe vajza për herë të fundit janë parë në fshatin Letan të qytetit të Elbasanit.

Mësohet se dy adoleshentët janë parë në shoqërinë e njëri tjetrit. Policia njofton se i ka shpallur në kërkim por deri tani nuk ka indikacione që janë rrëmbyer.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy