Policia arreston gjykata liron/ Historiku i prangave dhe procedimeve penale për Ragip Gilën

Policia arreston gjykata liron/ Historiku i prangave dhe procedimeve penale për Ragip Gilën

Ragip Gila i arrestuar pak minuta pas atentatit në Shkodër, rezulton se në prangat e policisë është për të dytën herë. Në 2023 ai u arrestua si person i përfshirë në krime dhe krijimin e një baze municionesh në Lezhë, por doli pak muaj pas arrestit duke fituar lirinë me kusht.

 

Ragip Gila, autori i dyshuar i vrasjes së dy personave dhe plagosjes së dy të tjerëve më 8 shtator 2025 në Shkodër, u liruar nga burgu vetëm shtatë muaj më parë, ku mbahej i arrestuar për “prodhim dhe shitje narkotikësh”.

 

Më 4 mars 2025, Gjykata e Shkodrës vendosi ta dënojë 28-vjeçarin me 5 vjet burgim, që u ul me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar. Gjykatësi Keraj vendosi pezullimin e dënimit për shkak të rrethanave familjare të tij.

 

Gila u arrestua në dhjetor 2023, pasi në shtëpinë e tij u gjetën 1.3 kg lëndë narkotike “çokollatë”, 40 gram cannabis, një armë gjahu pa leje dhe fishekë. Prokuroria kërkoi 5 vjet burgim, ulur në 3 vjet e 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar. Akuza për armëmbajtje pa leje u pushua pasi u përfshi në amnistinë e veprave penale.

 

Në dhjetor 2023, vëllai i Ragipit, E. Gila, denoncoi largimin nga banesa të bashkëshortes së tij, S. Gila. Pas kallëzimit, policia shkoi në banesë dhe gjatë kontrollit gjeti sende të kundërligjshme në ambientet ku jetonte Ragipi me prindërit, përfshirë jelekë anti-plumb dhe maska silikoni, që ngritën dyshime për përfshirjen e tij në vepra të tjera penale.

 

Në dosjen hetimore, të siguruar nga emisioni “Factcheck”, gjenden biseda të regjistruara mes Ragipit dhe vëllait të tij, E. Gila, pas arrestimit në dhjetor 2023:

 

Ragip Gila: “...Ti mos folgja mor njish, rri i qetë, unë nuk kam lidhje me vllan, jam në vedi unë mor vlla!.. A ndin mor?”
E. Gila: “Po mor po, njashtu i thashë...”
Ragip Gila: “Kur të dalësh, ruji fëmijët, mos i ço në shkollë nji her... Nuk të majn ty, ti rri i qet... Nuk ke punë ti! ... Ja pava sherrin Erit.. Ty edhe atij... Ti rri i qet, mos ha provokime hiq! ... Ça ke hall ti!? Ti me pas një mendje vlla, mos me ba gabime hiq! Xero, xero, xero! A more vesht?”
E. Gila: “Po mor... Shyqyr burr, që nuk kanë gjet atë!”
Ragip Gila: “Qyyyyshtttt!! ... Kan hi edhe n’bodrum... Mos e rruj hiq, e heka” makinën! ... Njita janë në internet... sido me ken, njito janë në internet, por asht halli i hashashit. Ka 20 paketa çokollata... Njizet paketa çokollata...! Ti rrii qet...!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy