Goditi me thikë 52-vjeçarin në Tiranë, arrestohet autori

Goditi me thikë 52-vjeçarin në Tiranë, arrestohet autori

Një 51-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi ka plagosur me thikë një person.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi A.M., 51 vjeç. Personi në fjalë në rrugën "Mysylm Keta" pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin F.M., 52 vjeç.

52-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me thikë një 52-vjeçar, pas një konflikti të çastit, arrestohet në flagrancë 51-vjeçari.

Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, pas njoftimit të marrë se në rrugën "Mysylm Keta", dy shtetas po konfliktoheshin dhe se njëri prej tyre ishte plagosur me thikë, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë, ku falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale nga ana e Policisë u bë e mundur parandalimin e një ngjarje të mundshme kriminale dhe arrestimi në flagrancë të autorit të dyshuar shtetasit A.M., 51 vjeç. Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin F.M., 52 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy