Ka shkuar në 22 numri i personave që humbën jetën nga sulmi me armë të shtunën në shtetin Nova Scotia juglindje të Kanadasë.
Në deklaratën e policisë së Nova Scotia, thuhet se nga sulmi i agresorit Gabriel Wortman, 51-vjeç, që filloi në natën e 18 prillit dhe vazhdoi deri të dielën në mesditë, kanë humbur jetën 22 persona.
BBC raporton se viktimat e fundit janë një 17-vjeçar, një grua shtatzënë dhe një oficer policie.
51-vjeçari ishte me profesion stomatolog dhe në momentin e sulmit mbante një uniformë policie, ndërsa qarkullonte me një automjet të veshur me shenja policie.
Wortman u përball të dielën e kaluar me forca të shumta policie në një pikë karburanti, por pa u saktësuar ende nga policia, nëse ai u qëllua për vdekje apo u vetëvra.
Masakra e fundjavës konsiderohet si një nga më të rëndat në historinë e vendit në këto 30 vite.



