Lyen trupin me benzinë, gruaja tenton të vetëdigjet në Durrës

Lyen trupin me benzinë, gruaja tenton të vetëdigjet në Durrës

Një grua e moshuar ka tentuar të vetëdigjet në qendër të qytetit të Durrësit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ndërsa mësohet se ka qenë ndërhyrja e Policisë ajo që ka bërë të mundur evitimin e veprimit të gruas.

E moshuara fillimisht u lye me benzinë dhe tentoi që t’i vinte flakën vetes së saj, por fatmirësisht ishin kalimtarët e rastit që njoftuan Policinë, duke bërë të mundur shmangien e tragjedisë. Nuk dihen shkaqet që e kane çuar të moshuarën që të ndërmarrë këtë akt.

Njoftimi i Policisë

Më datë 14.12.2020, në orën 10:10, përpara Bashkisë së Durrësit, shtetasja F. G., rreth 60 vjeçe, mbante një shishe benzinë në dorë dhe dyshohet se kishte për qëllim të vetëdigjej. Shtetasja F. G. është shoqëruar nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme në ambientet e Policisë. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy