Lëvizte me makinë me pistoletë dhe dy thika, pranga të riut në Tiranë

Lëvizte me makinë me pistoletë dhe dy thika, pranga të riut në Tiranë

Policia e Tiranës vë në pranga një person i cili lëvizte me pistoletë dhe dy thika me vet.

Efektivët e komisariatit Nr.3 dhe forcat “Shqiponja”, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se një person po lëvizte me armë zjarri në automjet, në Rrugën e Kavajës, organizuan punën dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Monday”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i I. K., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Gjatë kontrollit të mjetit që ky 34-vjeçari drejtonte, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, një krehër me municion luftarak dhe dy thika.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy