Me tritol dhe kapsolla me vete, arrestohet 51-vjeçari në Vorë

Me tritol dhe kapsolla me vete, arrestohet 51-vjeçari në Vorë

Një 51-vjeçar është kapur në flagrancë me lëndë eksplozivi me vete nga policia e Vorës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se në afërsi të Urës së Gjolës, po lëvizte një shtetas që dyshohej se kishte lëndë eksplozive, në çantën e tij, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Explode”.

Si rezultat i këtij operacioni, është lokalizuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasi N. M., 51 vjeç, banues në Kurbin, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjatë kontrollit të çantës së shtetasit N. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 20 kallëpe me lëndë të dyshuar plasëse tritol dhe 2 kapsolla detonatore me përcjellës elektrik.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të implikuar në të.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy