Një aksident ka ndodhur rreth orës 14:40 në afërsi të Radiotelevizionit Shqiptar.
Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, fatmirësisht pa viktima.
Pamjet e publikuara nga Harta Dixhitale e Aksidenteve Rrugore, tregojnë momentin e përplasjes.
Një mjet tip BMW kalon me shpejtësi kryqëzimin, duke përplasur një makinë që vjen nga rruga tjetër.
Pamjet tregojnë dy këmbësorë që shpëtojnë mrekullisht nga goditja.
Mjeti i goditur nga BMW përfundon para derës së Ambasadës Italiane.



